Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj infektohet me koronavirus

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj infektohet me koronavirus, shkruan ballkani.info

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selmanaj, i cili përmes një postimi në Facebook tha se është asimptomatik.

“Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme”, ka shkruar Selmanaj