Zëvendëskancelari

Zëvendëskancelari austriak: Ushtria do ta destabilizojë rajonin

Zëvendëskancelari austriak, Heinz Crhistian Strache, i cili njihet për qëndrime e tij kundër Republikës së Kosovës, ka thënë se vendimi i sotëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, do të qojë në destabilizimin e më tejshëm të rajonit.

Ai ka thënë se ky vendim i Prishtinë nuk e inkurajon paqen e mëtejshme në Ballkan, shkruan ‘tanjug’.

Kundër Ushtrisë së Kosovës kanë dalë edhe krerët e shtetit serb. Ndërsa nisma e kryeministrit Ramush Haradinaj për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, ka marrë përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe admirali i NATO-s, James Fogo, ka thënë se krijimi i Ushtrisë , është një e drejtë sovrane e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/