Zëvendësimi i ekranit të Huawei Mate X kushton sa një Galaxy Note 10 i ri

Një prej pyetjeve më të mëdha që i shoqëron telefonët me ekrane me palosje është sesa do të kushtojë zëvendësimi i ekranit në rast të dëmtimit aksidental? Samsung zbuloi detajet për Galaxy Fold po për Huawei Mate X?

Nga të dhënat e publikuara në uebsajtin e Huawei China, ekrani kushton 1,000 dollarë ndërsa komponentë të tjerë si bateri dhe bordi kushtojnë 40 dhe 509 dollarë respektivisht.

Nuk dihet në kostoja e zëvendësimit përfshin edhe punën e bërë. Me atë çmim mund të blini një telefon Google Pixel XL 128GB dhe një Galaxy Note 10. Ose të blini dy telefonë Asus Zengone 6 për koston e riparimit të ekranit të Mate X.

Nga ana tjetër Samsung kërkon 149 dollarë për riparimin e parë dhe më pas 600 dollarë për zëvendësimet e tjera.

Le të shpresojmë që kostoja e riparimit të këtyre telefonëve të bjerë ndërsa teknologjia maturohet.