Zëri i ka ngjarë aq shumë Elitës, një foto nga fëmijëria e saj do ju habis

Elita e ka dëshmuar se Zëri i ka ngjarë shumë.

Një nga shakatë që Elita dhe Gjiko kanë bërë në rrjete sociale, është se kujt i ka ngjarë i vogli i tyre.

Gjiko thoshte se Zëri është djali i babit pasi i ka ngjarë atij, mirëpo Elita e ka dëshmuar të kundërtën.

Moderatorja shqiptare e ka ndarë me ndjekësit një foto në Instagram dhe në të shihet se si është dukur ajo kur ishte fëmijë, në anën tjetër shihet foto e Zërit dhe ngjashmëria është aq e madhe.

“Më vjen keq zemër”, ka shkruar Elita pranë postimit ku e ka etiketuar Gjikon.