Zemërimi i Barcelonës pas humbjes nga Real Madridi vazhdoi edhe në zhveshtoret e stadiumit ‘Alfredo di Stefano’

Tani pamjet ku shihet Gerard Pique duke u ankuar te gjyqtari Jezu Gil Manzano pas ‘el Clasicos’ janë parë nga të gjithë në rrejtët sociale.

Ankesa kryesore e Piques ishte rreth vendimit për të mos dhënë një penallti për Martin Braithwaite, kur ai u rrëzua pas një ndërhyrje nga Ferland Mendy. Ai ishte gjithashtu i pakënaqur me kohën që u shtua në fund të 90 minutave.

Sergio Ramos dhe shokët e tij të Real Madridit ishin të befasuar nga përmasat e zemërimit të Barcelonës, veçanërisht pasi ajo vazhdoi në tunel dhe rreth zonës së dhomës së zhveshjes.

Dëshmitarët okularë folën për “sjellje shumë të keqe” nga disa lojtarë të Barcelonës ndaj arbitrit.

Los Blancos nuk besojnë se gjykimi i Gil Manzano kishte një ndikim të rëndësishëm mbi rezultatin.