“Zemër” bashkon Algjerinë me Kosovën, kënga bëhet hit në Europë

Dhurata Dora ka publikuar sot këngën e saj më të re me këngëtarin e njohur algjerian, Soolking

Nëse politika nuk na bashkon, pasi që Algjëria nuk e njeh Kosovën, atëherë arti me algjerianët shkon për mrekulli.

Kjo u vërtetua sonte me publikimin e këngës me të re të Dhurata Dorës me algjerianin Soolking, “Zemër”.

E derisa kënga ka 5 orë që është lansuar, ajo është vërshuar me komente në Youtube nga algjerianë, shqiptarë, spanjollë, etj.

Algjeria është njëri prej vendeve afrikane që bashkë me Egjiptin ndanë më së shumti histori me Europën, e duket se Dhurata Dora me këtë këngë do të prek famën e saj ndërkombëtare.

https://www.youtube.com/watch?v=GCpvmHi1gxU