Zemaj viziton QKMF-në në Obiliq

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar komunën e Obiliqit, ku bashkë me kryetarin e kësaj komune kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, për të parë nga afër kapacitetet dhe angazhimin e tyre në trajtimin e rasteve me COVID-19.

Zemaj ka thënë se kjo qendër është mbështetur me pajisje të nevojshme mjekësore ku edhe kanë dërguar edhe një oksigjeno-formues, donacion ky i dhënë nga UNICEF dhe Qeveria e Luksemburgut.