Zemaj viziton Klinikën e Pulmologjisë dhe Dializës, njoftohet me punën që po bëhet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e Dializës.

Zemaj është njoftuar me punën që po bëhet dhe sfidat e personelit shëndetësor.

“Vizitova sot Klinikën e Pulmologjisë dhe Shërbimin e dializës në Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku u njoftova me punën që bëhet aty, angazhimin dhe sfidat që i ka personeli shëndetësor në menaxhimin e pacientëve me patologji të ndryshme.

Është shumë me rëndësi që në këtë periudhë të ngarkesës së madhe të personelit shëndetësor me trajtimin e rasteve me Covid-19, por edhe të rasteve me sëmundje të tjera, që t’i mbështesim ata si institucione, ndërsa nga qytetarët kërkohet kujdes edhe më i madh me qëllim që puna e tyre mos të rëndohet.

Solidariteti për njëri-tjetrin nënkupton zbatimin me përgjegjësi të masave të ndërmarra dhe rekomandimeve të dhëna nga profesionistët shëndetësor”, shkruan Zemaj në njoftim.