Zemaj: Vaksinimi do të bëhet në Sallën 1 Tetori

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për vaksinimin e qytetarëve të Kosovës, ndërsa ka treguar se ardhja e tyre është afër duke mos dhënë ndonjë datë.

Zemaj ka folur rreth vaksinimit të qytetarëve të Kosovës, duke thënë se data e ardhjes është afruar por nuk ka dhënë ndonjë datë.

Tutje ai ka thënë se nuk ka pasur ndonjë shkresë zyrtare nga Shqipëria për vaksinimin e mjekëve, por se e çmon ftesën publike humanitare nga ana e kryeministri Shqiptar, Edi Rama.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me homologët tanë fqinjë edhe me atë të Shqipërisë, nuk kemi pranuar një shkresë zyrtare. E çmojmë ftesën humanitare nga ana e tyre”, tha Zemaj në Klankosova.

“Meqë ju kemi afruar datës së ardhjes së vaksinimit do të presim, vaksinim është vullnetar dhe jo i detyrueshëm, vaksinimi do të bëhet në Sallën 1 Tetori”, tha Zemaj.