Zemaj thërret konferencë për medie në këtë orë, pritet ndryshim i masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të mbajë konferencë për media.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj​, sot (15.01.2021) do të mbaj konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Ora policore do të hiqet në të gjitha komunat e vendit. Do të zgjatet orari i punës për lokalet e gastronomisë. Po ashtu, do të lejohet veprimtaria e tregjeve publike të automjetev.

Qeveria e Kosovës në detyrë, së shpejti pritet t’i miratojë masat e reja anti-Covid.

Pritet të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit.

Po ashtu, do të zgjatet orari i punës për gastronominë, nga ora 20:00 sa është tani, deri në orën 21:00 ose 22:00, kjo do të bëhet për secilin kategorizim të komunave.