Zemaj: Të bashkohemi të gjithë për ndryshimin e madh

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se qytetarëve të Kosovës nuk ju nevojitet një qeveri me njerzë të korruptuar dhe pjesë e krimit të organizuar, individ me mentalitet bandash e primitiv, të pashkolluar e të padijshëm.

“Kosova po izolohet nga ky mantalitet qeverisës, subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqëve u siguruan”, thotë Zemaj, shkruan Ballkani.info.

Sipas tij, Kosova s’i ka borxh askujtë që t’i rrijë në qafë.

“Andaj sot e nesër të gjithë pa dallim, ata që jetojnë e veprojnë këtu, bashkëqytetarët tanë që janë në diasporë të bashkohen për ndryshimin e madh, për shpresën dhe besimin për Kosovën tonë”, thekson ai. /Ballkani.info/

loading…