Zemaj takohet me Veliun: Së shpejti do të funksionalizohet spitali i Podujevës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu me të cilin kanë diskutuar për funksionalizimin e Spitalit të Podujevës.

Zemaj ka thënë se funksionalizimi i këtij Spitali do të bëhet realitet së shpejti.

“Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionaliohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune”, tha ai.

Ai gjithashtu tha se pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës.