Zemaj: Shqetësuese grumbullimi i prindërve në oborret e shkollës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka vizituar shkollën ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, ku përmes një shkrimi në Facebook, tha se është shqetësuese grumbullimi i prindërve në oborr të shkollës me arsyetimin e përcjelljes së nxënësve.

Ai apelon tek prindërit që të mos krijojnë grumbullime në oborret e shkollave dhe i inkurajon ata për kujdes të shtuar.

Zemaj tha respektimi i masave kundër COVID-19 në hapësirat shkollore ishin në nivelin e duhur.