Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, së bashku me disa deputet të tjerë të LDK-së ka inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Sipas Zemajt punëtorët ne sektorin privat në Kosovën nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit.

“Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qështje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor”, ka shkruar Zemaj në facebook.

Ja statusi i plotë:

Punëtorët në Kosovë në shumicen e rasteve nuk kanë trajtim dinjitoz nga punëdhënësit. Kushtet e tyre të punës, siguria në punë, mosrespektimin e orarit, mosrespektimin e ditëve të pushimit as për festat zyrtare, pagesat minimale etj, janë qashtje që kërkojnë trajtim dhe respektim ligjor. Për këtë problematikë esenciale se bashku me kolegët deputet kamë inicuar debat parlamentar, duke propozuar masa adekuate të cilat do duhej të jenë obligative për respektimin dhe avancimin e të drejtave të punëtorve në sektorin privat. Ju ftoj të gjithëve të ngritni zërin dhe të bëheni pjesë e rregullimit të kësaj qashtje.