Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka publikuar manualin për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se ky dokument do të përditësohet varësisht nga situata edidemiologjike.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Zemajt dhe linkun e manualit:

MANUAL PËR MBROJTJE NGA PËRHAPJA E VIRUSIT COVID-19

LINKU : https://msh.rks-gov.net/…/Manual-p%C3%ABr-parandalimin-dhe-…

Manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i rrezikut.

Në këtë dokument do të shtohen edhe udhëzues të tjerë specifik dhe do të përditësohet, plotësohet apo ndryshohet bazuar në të dhëna më të reja shkencore.

Manuali përmban udhëzues të hartuar nga fusha të ndryshme të cilët paraprakisht janë analizuar dhe vlerësuar nga profesionistët shëndetësorë të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publik të Kosovës të aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Manuali është përgatitur në bazë të njohurive ekzistuese në lidhje me sëmundjen e koronavirusit 2019 (COVID-19) dhe duke shfrytëzuar udhëzimet e institucioneve më të besueshme si OBSh dhe CDC.

Ky Manual i përkohshëm mund të ndihmojë parandalimin e ekspozimit në COVID-19 dhe përmban udhëzime për në vendet e punës; për mjedise jo-mjekësore; për qendrat tregtare dhe gastronominë; për pasagjerët dhe personelin e aviacionit civil; për udhëtimet zyrtare; për grupet vulnerabile (grupet e ndjeshme); udhëzime për vendvotimet si dhe shumë udhëzime të tjera të dobishme për qytetarët dhe veprimtaritë e liruara si dhe për veprimtaritë që do të lirohen në të ardhmen.

Ky manual do te shërbej si dokument mbeshtetës i organeve mbikëqyrëse (inspektoratet) të autorizuar nga MSh dhe IKShPK, për të mbikëqyrur zbatimin e rekomandimeve të përfshira në këtë manual.

Manuali ka rekomandime të cilat janë zbatuar në fazat e mëhershme të menaxhimit të pandemisë.

Të gjitha institucionet respektive obligohen të zbatojnë masat e përcaktuara në këtë Manual, varësisht nga specifikat e tyre.

Ministria do ta ndaj këtë manual me të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale si dhe me publikun, me qëllim që ta përdorim të gjithë si një instrument për mbrojtje nga përhapja e mëtejme e pandemisë Covid-19.