Zemaj: Presim që marrëveshja me VV-në të përfundojë sot

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për televizionin T7 në momentet kur në Kuvend të Kosovës po mbahej takimi në mes të liderëve për të arritur koalicionin LDK-VV.

Zemaj tha se presin që sot të përfundojë marrëveshja.

Presim që sot të përfundojë marrëveshja LDK-VV. LDK nuk po kërkon shumë sepse nuk jemi shumë në dallim me vota, më shumë detaje nuk kam sepse nuk kam qenë pjesë e takimeve”, ka shtuar Zemaj.

T7 ka provuar që të kontaktojë për prononcim edhe Lutfi Zharkun dhe Naser Osmanin që ishin duke qëndruar në selinë e partisë, por, që ata nuk kanë dashur që të flasin për media, pasi që thanë nuk ishin të autorizuar nga partia për të folur për këtë temë.