Zemaj përmes OBSH-së perpiqet të jetë në radhë për vaksinën kundër Covid 19

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka shkuar sot për vizitën në zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë takuar gjatë ditës së sotme përfaqësuesen e kësaj zyre Isme Humolli.

Zemaj ka bërë të ditur se temë qëndorore ka qenë situata pandemike në vend, duke thënë se përmes OBSH-së po presin në radhë për të siguruar vaksinën kundër Covid-19.

Njoftimi i plotë i tij:

Sot në zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë/OBSH takova përfaqësuesën Isme Humolli, me të cilin biseduam rreth gjendjes së krijuar nga pandemia Covid19. OBSH është partnere e rëndësishme, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe e cila po ofron një ndihmë të madhe për ne, sikurse edhe udhëzime profesionale. Së fundi ajo ka sjellë në Kosovë edhe dy ekspertë për mbikëqyrje të infeksionit dhe trajtim të rasteve të infektologëve. Së shpejti do të sjellë edhe pajisje mjekësore dhe ndihma të tjera. OBSH së bashku me partnerë të tjerë na ka mbështetur në zbatimin e Planit Strategjik të Komunikimit për Covid-19. Po ashtu përmes OBSH dhe organizatave të tjera partnere po përpiqemi të hymë në radhë për sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 (në rast se e njëjta zhvillohet dhe aprovohet për përdorim).