Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj vazhdon aktivitetin e tij edhe të dielën. Ai sot ka qëndruar në pikën kufitare Merdare për të parë respektimin e masave antiCovid pas rritjes së numrit të të infektuarve në shtetet fqinje.

Postimi i plotë:

Pas rritjes së rasteve me Covid 19, në vend dhe në shtetet fqinjë, shtimi i kontrollit  në pikat kufitare duhet të jetë më i madh, andaj të gjithë ata që hyjnë në Kosovë duhet t’i respektojnë masat e dhëna nga IKShPK-ja dhe MSh-ja.

Gjatë ditës, isha në pikën kufitare në Merdare, për të parë nga afër respektimin e masave anti Covid 19.

Organet e rendit bashkë me doganierët,  në pikën kufitare në Merdare, po bëjnë punën e vet shumë mirë. Inkurajoj qytetarët dhe institucionet të kryejnë detyrat e veta, asgjë të mos i lihet rastit.

Nuk ka tolerancë ndaj neglizhencës!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3500223240024531