Zemaj: Një infermier përkujdeset për 28 pacientë, transparenca ndaj qytetarëve është zero

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se është i dëshpëruar me situatën e krijuar, derisa tha se është e degraduar, duke shtuar se transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve është zero.

Ish-ministri i Shëndetësisë, kritika pati edhe për anulimin e konkursit për infermierë, teksa tha se një infermier përkujdeset për 28 pacientë.

“Personalisht jam krenar që qytetarët respektuan ligjin e pandemisë dhe më së paku jam krenar me politizimin banal që ka ndodh me situatën me pandeminë. Me 23 mars kam dorëzuar detyrën dhe jam i dëshpëruar me situatën e krijuar dhe duhet se e degradoi. Për këtë 30 ditën janë infektuar 21 mijë asnjë fjali nga qeveria dhe së paku një ngushëllim, salla 1 Tetori është mbyllur, për këto 30 ditë transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve është zero”, u shpreh Zemaj.