Zemaj: LDK, kjo familje e madhe e vendosur krah interesit nacional e institucional

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar ditën e themelimit të LDK-së.

Me këtë rast Zemaj tha se me nderim të thellë, kujtohen themeluesit e partisë së parë shqiptare me vizion euro-atlantik në rajon.

“Kujtojmë kontribuuesit dhe veprimtarët politik, heronjtë, dëshmorët dhe martirët që bartën mesazhin e lirisë, demokracisë dhe emancipimit politik.Sot, LDK, kjo familje e madhe e fisnike, me tërë qenien është fuqishëm e vendosur krah interesit nacional e institucional dhe vlerave të instaluara nga lideri ynë historik, Ibrahim Rugova, në procese tejet delikate dhe vendimtare për shtetin tonë, Republikën e Kosovës”, tha Zemaj.

Tutje ai shtoi se me nderim të thellë kujton edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan.

“Po ashtu, kujtoj me nderim të thellë edhe veprimtarinë e palodhshme të drejtuesve lokal të kësaj force politike në Deçan, angazhimin tim me veprimtarët tjerë, nga rinia ime e hershme, me zotimin për ta bërë Republikën e Kosovës shtet të denjë për të jetuar vet dhe fëmijët tanë, në paqe e prosperitet.Lavdi e përjetshme për kontribuuesit e lirisë së Kosovës!Anëtarë, simpatizantë, veteranë e themelues të LDK-së, urime dita e themelimit!”, u shpreh Zemaj.