Mali i Zi pritet të heqë kufizimin e testit për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë raportimit të tij në Komisionin për Shëndetësi për gjatë dy orëve ka thënë se ka lajme të mira në aspektin rajonal pasi që Mali i Zi pritet që shpejt ta heqë kufizimin e testimit për qytetarët e Kosovës.

Ndryshe, Zemaj është duke raportuar para anëtarëve të Komisionit rreth situatës me pandeminë në Kosovë.

Se Mali i Zi nga nesër pritet të hap kufijtë për vendet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën, Këtë e ka konfirmuar për mediat malazeze, Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha.

Megjithatë, ai ka potencuar se testi negativ mund të mbetet sërish kusht për të hyrë në Mal të Zi.

Sot do të mbahet një mbledhje elektronike e Trupit Koordinues Kombëtar, në të cilën do të merret vendimi për mënyrat e hyrjes në Mal të Zi nga vendet e përmendura.