Deputeti

Zemaj kërkon transparencë nga institucionet përgjegjëse për vdekjen e 4-vjeçares në rrethana të dyshimta

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka kërkuar drejtësi dhe transparencë në lidhje me vdekjen tragjike të një vajze 4-vjeçare në Gjakovë. Duke shprehur shqetësimin e tij në një postim në Facebook, Zemaj ka theksuar nevojën për trajtim të menjëhershëm të këtij rasti të rëndë dhe kërkon që institucionet përgjegjëse të zbardhin të gjitha detajet në lidhje me ngjarjen.

Në postimin e tij, Zemaj ka theksuar se “vlerat e shoqerisë sonë dhe besimi ndëretnik duhet të ruhen në vazhdimësi”.

Më tej, Zemaj tha se është detyrë e institucioneve përgjegjëse e të ndërhyjnë për të siguruar drejtësi dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie.

Deputeti i LDK=së gjithashtu ka propozuar tre rekomandime. Ndër to, ai ka kërkuar që Inspektorati Shëndetësor të hartojë një raport “mbi zhvillimin e ngjarjes në të tri nivelet kujdesit shëndetësor.”

Ai gjithashtu ka kërkuar që Avokati i Popullit të dalë me një raport të shpejtë “mbi dyshimet për mos(diskrimimin) mbi baza etnike – në një afat sa me të shpejt.”

Në fund, Zemaj ka thënë se është i nevojshëm një “bashkëpunim plotë me organet e hetuesisë mbi hetimin e pretendimeve të familjes për dhunë ndaj vajzës.”

VIDEO BONUS: Glauk Konjufca shpallet i pafajshëm për akuzat për lotsjellësin në Kuvend