Zemaj jep një lajm të mirë për kandidatët shëndetësor nga Lugina

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, transmeton ballkani.info

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, i cili ka thënë se qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik në Kosovë.

Ai tha se mbështetja ndaj qytetarëve të Luginës do të vazhdoj.

“Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë! /Ballkani.info/

Postimi i tij i plotë:

Mbështetja për bashkëqytetarët tanë në Luginën e Preshevës nuk do të mungojë asnjëherë!

Në kuadër të kësaj mbështetjeje, qytetarëve të Luginës u është siguruar një kuotë e veçantë për shkollim specialistik.

Ministria e Shëndetësisë do të financojë shkollimin e kandidatëve të ardhur nga Lugina, kuadro të cilat do të kthehen të shërbejnë si staf profesional shëndetësor në komunën e Preshevës, të Medvegjës dhe në atë të Bujanocit!

Përfaqësuesit e Luginës, i sigurova që kujdesi dhe mbështetja ime për bashkëqytetarët tanë atje, do të vazhdojë.