Zemaj: Jemi në komunikim intensiv për vaksinat kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pret që Kosova të bëhet pjesë e programeve të vaksinimit kundër Covid-19.

Zemaj në televizionin T7, se Kosova do të aplikojë për aq vaksina sa ka banorë.

“Ne aplikojmë aq sa është numri i banorëve. Do të bëhemi pjesë e këtyre programeve. Jemi në komunikim intensiv”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, për vaksina do të bëhen “marrëveshje përmes institucioneve, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, Qeverisë, zyrës së BE’së dhe Komisionit Evropian”.