Zemaj: Instituti gjerman, Robert Koch i njeh testet e IKSHPK-së

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se nëse nuk respektohen masat dhe rritet numri i të infektuarve me COVID-19, nuk e përjashtojnë edhe mundësinë e mbylljes totale të shtetit.

Zemaj tha se me punë të përbashkët të të gjitha institucioneve është arritur të jetë situatë më e qetë sa i përket numrit të rasteve pozitive me virus ditët e fundit.

“Falë punës se institucioneve të Kosovës për momentin kemi një situatë më të qetë dhe si rezultuat Qeveria ka miratuar rekomandimet e Msh për disa lehtësime”, tha ai.

Ai ka paralajmëruar gjobitje të bizneseve apo individëve në rast se pas vendimit të fundit për lehtësim të masave nuk do repsektohen ato.

“Të gjitha aktivitete e lejuara duhet të bazohen ne udhëzime dhe Manualin për COVID-19. Bazuar në kompetencat për MSH-së dhe institucioneve të tjera që janë dhënë nga ligji Covid do të gjobitën ata që shkelin rregullat e përcaktuara”, duke shtuar se do shtohen edhe 75 inspektorë për të inspektuar respektimin e tyre.

Zemaj e ka quajtur lajm të mirë ardhjen e ekipit të ekspertëve nga Gjermania, për të cilët tha se po punojnë bashkë.

“Lajmi më mirë është se instituti gjerman, Robert Koch ka futur edhe njohjen e testit të IKSHPK-së”, tha ai.