Zemaj i LDK-së: Ka tendenca nga Qeveria Kurti për ta prishur shërbimin civil

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj thotë se tendenca për ta prishur shërbimin civil është parë që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie.

Zemaj theksoi se është krijuar një ambient i frikës e kapjes, por edhe diktimit të njerëzve në pozita të caktuara, duke u bërë të rrezikshëm këtë qasje për vendin tonë, raporton EO.

“Tendenca për ta prishur shërbimin civil është parë nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie. Tash është krijuar një ambient i frikës një ambient i kapjes por edhe diktimit të njerëzve në pozita të caktuara të cilët i shërbejnë të një mentaliteti qeverisës”.

“Kjo është e rrezikshme për vetë shërbimin civil të ndërtuar ndër vite në Kosovë për përkrahje të miqve ndërkombëtare në reformë dhe pavarësinë institucionale. Tendenca të tilla janë të dëmshme dhe mbi të gjitha e prishin harmoninë ligjore dhe Kushtetuese. Kjo qasje është e rrezikshme për vendin tonë. Kjo është shtrirë edhe në gjyqësor dhe prokurori dhe ndërhyrje në legjislacion”, tha Zemaj.