Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Ferizajit.
Me këtë rast, Zemaj tha se çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.
Ai tha se po bëhet maksimumi që të rriten kapacitetet testuese dhe furnizimet me barna në Spitalin e Përgjithshëm dhe të QKMF-ve.

Postimi:
Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i tij.
Tashmë punimet për ndërtimin e spitalit po vazhdojnë.
Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve.
Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna.
Bashkë ia dalim!








