“Zemaj i është drejtuar Pacollit me shaka, edhe pse ajo është e padurueshme”

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, e ka arsyetuar veprimin e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili gjatë një seance në Kuvend e kishte akuzuar deputeten e VV-së, Fitore Pacollin, se ajo ‘në sy dallohet që e ka virusin korona’.

“Ministri Zemaj i është drejtuar me shaka, edhe pse ajo është e padurueshme me fjalorin e vrazhdë e injorimin që e bën në Parlamentin e Kosovës”.

Bunjaku-Rexhepi gjatë emisionit Info Magazine në Klan Kosova po ashtu deklaroi se i di deputetët me emër e mbiemër, që sipas saj, kanë qenë me virus dhe megjithatë kanë shkuar në seancë.