Zemaj i del në krah Abdixhikut: Me Lumin qetu n’Dukagjin!
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku sot u bë cak i sulmeve të shumta nga simpatizantë dhe deputetë të AAK-së.
Kjo pasi që Abidxhiku akuzoi rëndë AAK-në dhe kryeministrin Haradinaj për punësime në Telekom të anëtarëve të partisë së Haradinajt.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Duke tentuar të krijoj hapësirë brenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithësi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdixhiku duke i fyer kolegët e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra: E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit?
E dyta: a të ndihmoj baba i nusës me tendera në KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto përgjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj”, ka shkruar deputetja Kadrijaj.
E në krah Abdixhikut i ka dalë deputetit i LDK-së nga Deçani, Armend Zemaj, raporton Ballkani.info.
Ai e ka postuar një fotografi me kolegun e tij deputet. “Me Lumin qetu n’Dukagjin…”, ka shkruar Zemaj.
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar mbrëmë në Facebook lidhur me paraqitjen televizive të tre deputetëve të partive në pushtet.
Ky është postimi i tij për të cilin reagoi zonja Kadrijaja:
Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot:
– “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”.
– “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”.
– “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”.
Është Kosova e cubave kjo!