Ministri i Shëndetësisë në konferencë për media ka thënë se qytetarët kanë të drejt të dinë se çfarë ka ndodhur me ngjarjet e fundit në QKUK, ai ka thënë se është në koordinim me organet e drejtësisë.
Zemaj ka thënë se duhet të kemi kujdes nga deklaratat politike rreth ngjarjeve të fundit, dhe se jemi në në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.
“Jemi në koordinim të plotë me organet e drejtësisë, duhet të lejohet që prokuroria dhe organet e tjera përgjegjës që të bëjnë punën e tyre, duhet të kemi kujdes nga deklaratat politike”, tha Zemaj
“Pres që prokuroria të dal sa më shpejt me raport konkret, rreth ngjarjeve të fundit”
Ndërsa sa i përket shkarkimit të Basri Sejdiut, tha së duhet të përshëndetët, duke paralajmëruar veprime të reja.
“Shkarkimi i drejtorit, Basri Sejdiu duhet të përshëndetët, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera.”
Ai tutje ka bërë të ditur se kanë angazhuar 200 staf mjekësorë në gjithë Kosovën.







