Zemaj: E vendosur është Klina e Ismet Rracit dhe e shumë burrave e grave që ta bëjnë Kosovën e zhvilluar

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, sot gjatë ditës e ka vizituar Klinën ku edhe ka takuar strukturat dhe qytetarët e kësaj komune.

Bashkë me Osmanin kanë qenë edhe disa kandidatë për deputetë nga kjo parti.

Njëri nga ta, Armend Zemaj , ka postuar disa fotografi nga ky takim me qytetarët e Klinës me një përshkrim interesant.

“E vendosur është Klina e Ismet Rracit dhe e shumë burrave dhe grave që ta bëjnë Kosovën e zhvilluar”, ka shkruar Zemaj. /Ballkani.info/

loading…