Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga dy partitë opozitare, LDK dhe LVV.

Mosliberalizimi i vitit ka bërë që LDK dhe LVV të akuzojnë Qeverinë Haradinaj për këtë vonim të lirisë së lëvizjes për qytetarët e Kosovës, shkruan Ballkani.info

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se duhet të shkojmë në zgjedhje për ta rikthyer zhvillimin demokratik të Kosovës.

“Duhet unitet i plotë, poashtu duhet ta rrëzojmë këtë Qeveri që Kosovës t’i kthehet zhvillimi demokratik”.

Disa deputetë të PDK-së nuk po marrin pjesë në këtë seancë të thirrur nga LDK dhe LVV. /Ballkani.info/