Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë ditës së sotme ka shpërndarë maska për qytetarët në sheshet e Prishtinës.
Ky aktivitet u bë në kuadër të lansimit të fushatës “Së bashku kundër COVID-19”.
Kjo fushatë është lansuar në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar nga MKRS-ja, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Aty ka marrë pjesë edhe Ministrja e Kultirës, Vlora Dumoshi.







