Zelensky tregon se ku fle prej një viti, dhe parashikon: Putin do të vritet nga të vetët

Më 24 shkurt të vitit të kaluar, ishin të shumtë ata që venin baste se jeta e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të ishte e gjatë, dhe se forcat ruse që po i drejtoheshin Kievin nuk do ta kursenin.

Një vit më vonë, Zelensky jo vetëm që  ka takuar praktikisht të gjithë liderët perëndimorë, por tashmë mund të parashikojë një skenar të ngjashëm por të kundërt për rivalin e tij me të njëjtin emër , presidentin rus Vladimir Putin.

“Do të vij me siguri një moment ku brishtësia e regjimit të Putin do të ndihet në Rusi. Grabitqarët do ta hanë grabitqarin. Do ta gjejnë mënyrën për ta vrarë, por më parë i duhet një motiv, ka deklaruar kreu i Kievit gjatë një dokumentari.

Po aty, Zelensky tregon për herë të parë gazetarit Dmytro Komarov, dhomën ku ka fjetur natë plot ankthe përgjatë gjithë këtij viti.