Presidenti i Ukrainës

Zelensky tregon se çfarë diskutoi në takim me Ramën (Video)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë detaje nga takimi i tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky përmes një postimi në rrjetin social “X” thotë se me Ramën kanë diskutuar  për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve si dhe për nënshkrimin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.

Zelensky poashtu shkruan se falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, nuk do ta harrojnë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar Zelensky në “X”.