Presidenti ukrainas

Zelensky shkon në Argjentinë në përpjekje për të marrë mbështetje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është nisur për në Buenos Aires për të marrë pjesë në betimin e presidentit të ri të Argjentinës, Javier Milei, tha zyra e tij.

Ky është udhëtimi i parë i liderit ukrainas në Amerikën Latine, ndërsa Kievi vazhdon të kërkojë mbështetjen e vendeve në zhvillim për luftën 21-mujore kundër forcave pushtuese të Rusisë, raporton Associated Press.

Milei kandidoi në një platformë të politikës së jashtme pro-perëndimore, duke shprehur vazhdimisht mosbesim ndaj Moskës dhe Pekinit.

Zelenskyy i telefonoi Mileit menjëherë pas fitores elektorale të argjentinasit, duke e falënderuar për “mbështetjen e tij të qartë për Ukrainën”, të cilën ai e përshkroi në postimet në mediat sociale si ” të vlerësuar nga ukrainasit”.