Zelensky ‘selfie’ me ushtarët në bunker: Ukraina do të fitojë patjetër

Gjatë vizitës së tij në Nikolaev, një qytet në jug të Ukrainës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se “Ukraina do të fitojë patjetër”.

Presidenti shpërndau medalje në Nikolaev dhe pozoi për “selfie” me ushtarët në strehën nëntokësore.

“Këta janë njerëzit tanë të guximshëm. Secili prej tyre punon pa pushim. Ne patjetër do të durojmë. Ne patjetër do të fitojmë”, tha Zelensky.

Kujtojmë se forcat ruse arritën në periferi të Nikolaevit në fillim të marsit, por ukrainasit i zmbrapsën deri në kufijtë lindorë dhe jugorë të rajonit, ku vazhdojnë luftimet e ashpra.