Zelensky: Rusia po kryen terror në Mariupol

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka yrë në ditën e sajtë 25. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në reagimin e tij të fundit ka theksuar se sulmet ruse ndaj qytetit të rrethuar të Mariupolit janë “akte terrori” që do të “mbahen mend për shekuj me radhë”.

Zelensky, përmes një video-mesazhi të postuar në orët e para të së dielës, është shprehur se Mariupoli do të mbahet mend në histori si shembull i krimeve të luftës.

“T’ia bësh këtë një qyteti paqësor, atë që pushtuesit e bënë, është terror që do të mbahet mend për shekuj me radhë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije për të gjithë ukrainasit se negociatat me rusët nuk janë “as të thjeshta as të këndshme, por janë të nevojshme”.

Në adresimin e tij drejtuar kombit, presidenti ukrainas tha se të shtunën ka biseduar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, lidhur me kursin e bisedimeve me Rusinë.

“Ukraina gjithmonë ka kërkuar zgjidhje paqësore. Për më tepër, ne jemi të interesuar për paqe tani”, është shprehur presidenti ukrainas.

Qyteti-port i Mariupolit është rrethuar nga trupat ruse dhe banorët e mbetur të bllokuar kanë mungesa të mëdha të ujit dhe ushqimit, teksa janë përballur me bombardime të vazhdueshme. Të shtunën u raportua se trupat ruse kanë depërtuar brenda qytetit dhe se pati luftime edhe në qendër të kë