Zelensky: Raketat ruse kanë shkatërruar aeroportin në perëndim të Kievit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se aeroporti civil në jug-perëndim të Kievit është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse.

Aeroporti civil në qytetin e Vinnytsia, rreth 250 km në jug-perëndim të Kievit, është shkatërruar plotësisht nga raketat ruse, sipas Zelensky, raporton BBC.

Deri më tani, shumica e luftimeve në Ukrainë janë zhvilluar në veri dhe lindje të Kievit, si dhe në rajonet jugore të Ukrainës.