OKB

Zelensky pritet të marrë pjesë në takimin e liderëve botërorë këtë muaj

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të liderëve botërorë në Kombet e Bashkuara këtë muaj.

Ambasadori i Shqipërisë në OKB ka thënë se presidenti ukrainas do të marrë pjesë në takimin e Nju Jorkut dhe do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në vendin e tij, shkruan Sky News.

Zelensky u shfaq virtualisht në takimin e liderëve botërorë të vitit të kaluar, por nuk është e qartë nëse ai do të bëjë të njëjtën gjë këtë herë, apo do të shfaqet personalisht.