Zelensky në MSC: Reagoni shpejt, sepse nuk ka alternativë për fitoren e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Zelensky iu ka bërë thirrje aleatëve që të shpejtojnë me përkrahjen e tyre për Kievin përmes videos në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai tha se nuk ka alternativë tjetër për fitoren e Ukrainës, raporton France24, përcjell Klankosova.tv.

“Duhet të shpejtojmë. Na duhet shpejtësi për marrëveshjet tona, shpejtësi për dërgimin dhe për vendimet që të kufizojmë potencialin rus. Nuk ka alternative tjetër, sepse është shpejtësia mbi të cilën varet jeta”, tha Zelensky.

“Vonesa gjithmonë ka qenë dhe është gabim. Nuk ka alternativë tjetër për fitoren e Ukrainës….Nuk ka alternativë për Ukrainën në BE dhe në NATO”, tha ai.