Zelensky mesazh rusëve: Do të vriteni një nga një sa kohë Putin të jetë në pushtet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar rusët se “do të vriten një nga një, për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet, i cili urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

“Derisa të zgjidhni të gjithë problemin e atij që e nisi të gjithën, që nisi këtë luftë të pakuptimtë kundër Ukrainës, do të vriteni një nga një, do të bëheni kokë turku, sepse nuk e pranoni që kjo luftë është një gabim historik për Rusinë”, tha ai gjatë mesazhit të tij të përnatshëm.

Volodymyr Zelensky siguroi gjithashtu se ushtria ukrainase, e cila tani kontrollon qytetin e rëndësishëm strategjik të Limanit, do të rimarrë javën e ardhshme dhe qytete të tjera në rajonin e Donetskut, të cilat Moska i aneksoi të premten.

“Gjatë javës, flamuj të rinj ukrainas u valëvitën në Donbas”, që përfshin provincën Donetsk, tha presidenti ukrainas. “Do të ketë më shumë javën e ardhshme.” /abcnews.al