Zelensky: Lufta është larg përfundimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për rimëkëmbjen e vendit, pas katër muajve luftime të ashpra kundër forcave ruse.

“Është  e nevojshme jo vetëm që të rikuperohet ajo çfarë është shkatërruar nga okupatori, por edhe të krijohen themelet e reja për jetën tonë; të sigurtë, moderne dhe të rehatshme”, tha Zelensky gjatë adresimit të tij më të fundit.

Sipas tij, kjo kërkon “investime kolosale, miliarda dollarë, teknologji të re, praktikë të mirë, institucione të reja dhe natyrisht reforma”, shtoi ai.

“Pavarësisht sa vështirë e kemi sot, duhet mbajtur në mend se do të vjen e nesërmja”, tha ndër tjera presidenti ukrainais.

Ndryshe, nesër do të duhej të mbahej në Lugano të Zvicrës takimi i 40 vendeve donatore potenciale, ku qeveria ukrainase synon që për herë të parë të paraqet prioritetet për rimëkëmbjen e vendit, transmeton Telegrafi.

Në videon e tij më të fundit, Zelensky ka rikujtuar se bashkëkombësit se lufta në Ukrainë është larg përfundimit.

“Luftimet në disa vende janë çdo ditë e më të ashpra dhe kjo nuk duhet harruar”, duke i bërë apel bashkëkombësve që të ndihmojnë me aq sa munden.