Siç pritej, Donald Trump ka dominuar procedurat në Zyrën Ovale.

Por Volodymyr Zelensky i bëri thirrje presidentit amerikan që të mos bëjë “kompromise me një vrasës” – duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin, transmeton Ballkani.info.

Kjo erdhi pasi Trump i tha presidentit të Ukrainës se ai ose duhej të bënte një marrëveshje ose SHBA-ja do të “ndahej”.

Më herët, Trump i tha Zelenskyt se ai foli me Putinin “disa ditë më parë”, duke shtuar se ai beson se presidenti rus dëshiron të bëjë një marrëveshje. /Ballkani.info/