Zelensky flet për ditët e para të pushtimit: Duheshin vendime të shpejta

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se i duhej të merrte “vendime të shpejta” për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga kapja nga rusët në ditën e parë të pushtimit.

Duke folur për “Time”, Zelensky kujton sulmet e para ajrore më 24 shkurt.

Ushtria e kishte informuar Zelenskyn se ekipet ruse të sulmit ishin hedhur me parashutë në Kiev për t’i vrarë ose kapur.

“Mbaj mend momente nga ajo natë. Shpërthimet. Fëmijët”, tha Zelensky për Time.

“Ne i zgjuam ata. Ishte e zhurmshme.”

“Të gjithë kemi familje. Ne jemi qenie njerëzore. Dhe na u desh të merrnim disa vendime të shpejta. Që në këtë moment, mendoj se vendimet që morëm, disa me qëllim dhe të tjera rastësisht, ishin të drejta” tha presidenti ukrainas.

Ukraina është duke rezistuar për më shumë se dy muaj, që kur Rusia filloi invazionin e saj,

Miliona ukrainas kanë braktisur venidn, ndërsa mijëra të tjerë janë vrarë.