Zelensky: Do t’i mbrojmë qytetarët në regjionet e pushtuara

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina do të mbrojë qytetarët në regjionet e pushtuara ruse në kohën kur Moska është gati t’i aneksojë.

“Do të reagojmë për të mbrojtur qytetarët tanë në Kherson dhe Zaporizhzhia, Donbas, Kharkiv dhe Krimea”, thotë ai në videon e postuar në Telegram.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësime se aneksimi i katër territoreve mund të çojë në përkeqësimin e saj, gjersa Moska ka kërcënuar me përdorimin e armëve më të ashpra letale nëse preken këto zona në të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina nuk do të ketë mundësi të negociojë me Rusinë pas referendumeve të ashtuquajtura, tha Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën, shkruan BBC.

Ai tha se “nuk ka asgjë për çka të bisedohet” me presidentin rus,

“Para syve të gjithë botës, Rusia po organizon referendume të vetshpallura në territorin e pushtuar të Ukrainës. Njerëzit atje janë detyruar të plotësojnë letrat për pamje televizive nën përcjelljen e rojeve të armatosur. Dihet sigurt që rezultatet e këtyre referendumeve veç janë bërë gati më herët”, tha Zelensky.