Zelenskiy: Ky është plani i Putinit për ta coptuar vendin tonë, s’mund të na pushtojnë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se Rusia po përpiqet të krijojë “pseudo-republika” të reja në Ukrainë për ta copëtuar vendin, por theksoi se forcat ruse nuk e kanë as forcën dhe as shpirtin për ta pushtuar Ukrainën.

Duke postuar një video në llogaritë e tij të rrjeteve sociale të shtunën vonë në mbrëmje, Zelenskiy u bëri thirrje rajoneve të Ukrainës, përfshirë Khersonin, ku forcat ruse e morën kontrollin, të mos lejojnë të përsëriset përvoja me Donetskut dhe Luhanskun.

“Pushtuesit në territorin e rajonit Kherson po përpiqen ta përsërisin përvojën e trishtuar të formimit të pseudo-republikave. Ata po shantazhojnë liderët lokalë, po u bëjnë presion deputetëve, po kërkojnë dikë që të japin ryshfet”, tha Zelenskiy.

Në fund, presidenti ukrainas iu drejtua “aleatëve dhe miqve jashtë vendit”, duke kërkuar që ata “të bëjnë më shumë për ukrainasit dhe Ukrainën”.

“Sepse nuk është vetëm për Ukrainën, por është për të gjithë Evropën”