Zelanda e Re pretendon se e ka mposhtur koronavirusin
Zyrtarë të Zelandës së Re po pretendojnë se vendi ka arritur të ndalojë transmetimin e koronavirusit të ri.
Pas raportimit të numrit të ulët të rasteve me sëmundjen Covid-19, – të dielën vetëm një i infektuar – kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se virusi “veçse ishte eliminuar”, raportojnë mediet e huaja.
Megjithatë, shefja e ekzekutivit në Zelandë të Re ka thënë se “nuk duhet të jemi të vetë-kënaqur, meqë kjo nuk nënkupton përfundim total i rasteve të reja me koronavirus”.
Ish-kolonia britanike do t’i ndërmarrë hapat për lehtësimin e masave të rrepta kundër përhapjes së virusit pandemik.
“Ne po hapim ekonominë, por ne nuk po hapim jetën shoqërore të njerëzve”, tha Ardern në konferencën e përditshme të qeverisë.
Zelanda e Re ka raportuar më pak se 1,500 raste të konfirmuara me virusin infektues së traktit respirator dhe 19 jetë të humbura nga ai.