Zelanda e Re goditet nga një termet 6.6 ballë Rihter

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me madhësi 6.6 në brigjet e saj lindore vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të njëjtin rajon shkaktuan frikë nga tsunami.

Një seri lëkundjesh u regjistruan të martën në mëngjes, katër ditë pasi dy tërmete të fuqishme shkaktuan evakuime.

Më i rëndësishmi ishte një tërmet në brigjet veri-lindore me një madhësi 6.6 të regjistruar në 7.35 të mëngjesit me kohën lokale.

Një dridhje më pak e fuqishme me madhësi 4.9 u ndie më larg në rajonin e Ishujve Kermadec në veri të Zelandës së Re.

Asnjë paralajmërim për tsumani nuk është lëshuar deri më tani.