Zeka tregon kush ia dha lajmin për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Kryetari i PEK’ut, Milaim Zeka, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se kush ia dha lajmin për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Krasniqi është vrarë më datën 21 shtator në vitin 1998, në Tiranë. Vrasja e tij është ende misterioze.

Zeka thotë se lajmin për vrasjen e tij ia kishte dhënë ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi.

“Lajmin për vrasjen e Ahmet Krasniqit ma dha Bujar Bukoshi”, thotë Zeka.

Tutje Zeka e pranon se familja e tij ishte në hasmëri me familjen e Krasniqit.